Vendosni fjalën kyçe....

Mediat në Kosovë shkruajnë se dhe Kadri Veseli është infektuar nga koronavirusi, ende asnjë konfirmim



Mediat në Kosovë shkruajnë se është infektuar nga koronavirusi edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Deri më tani Veseli nuk ka konfirmuar asgjë për rezultatet e tamponit, dhe po të heshtur kanë qenë edhe në zyrën e tij lidhur me pyetjet e mediave.

Gazeta Ekspress ka kontaktuar me zëdhënësin e PDK-së, Avni Bytyçi, por ai nuk i është përgjigjur pyetjeve. Ai është përgjigjur shkurtimisht se nuk ka informacione për këtë temë.

Duket se kosonavirusi është përhapur në rangjet më të larta të politikës në Kosovë.  Më parë ka njoftuar se është infektuar me Covid 19 dhe kreu i LDK-së Isa Mustafa si dhe Jakup Krasniqi. Po ashtu edhe deputetë nga forca të tjera politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *