Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni për TIMS, Salianji: SHISH po përdoret, ka dërguar disa përgjigje si për tu tallur


Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin ‘TIMS’, Ervin Salianji ka komentuar përgjigjet e ardhurave nga SHISH, pas kërkesave për informacion.

Sipas Salianjit, SHISH po përdoret dhe ka dorëzuar disa përgjigje si ‘për t’u tallur’

“Ka kthyer përgjigje edhe Shërbimi Informativ. Dokumentet me të cilat do të njihemi janë sekret hetimor ndaj do të plotësojmë formularët për tu pajisur me certifikatë sigurie. I keqardhur që një institucion që duhet të jetë ndër më të rëndësishme, si SHISH, përdoret dhe sjell përgjigje për tu tallur me publikun. Ka qëllime të tjera tani mesa duket. Me nisjen e punës së këtij komisioni një drejtues institucioni është larguar, nuk do të them është bërë dëshmori i parë”, tha ai.