Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen pamjet e atentatit ndaj 39-vjeçarit në Elbasan, gjithçka ndodh në 30 sekonda (Video)


Janë publikuar pamjet e atentatorit të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani në Elbasan ditën e djeshme.

Siç duket nga videoja e publikuar nga ABC News, autori i futur brenda një makine buzë rruge e pret viktimën që vjen me mjetin e tij.

I veshur me rroba të zeza e me kapuç ai e ndjek atë mes pallatave për t’u kthyer pas 30 sekondash. Pas kësaj ai hipën në makinën që po e priste dhe largohet me shpejtësi.

Atentati ndodhi ditën e djeshme ku i riu u qëllua për vdekje poshtë pallatit të tij në Elbasan. 39-vjeçari ishte arrestuar dy herë për prodhim e mbajtje lëndësh narkotike në vitin 2012 e 2017.

(Video Credit: ABC News)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *