Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja nga vrasja në Elbasan, në makinën e djegur gjenden dy kallashnikovë, dyshohet se u përdorën në krim


Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur në Elbasan ku viktimë nga breshëria e plumbave mbeti 39-vjeçari Emiljano Ramazani.

Në makinën e djegur e cila u gjet në Bradashesh e cila mendohet se është përdorur nga autorët e vrasjes u gjetën edhe dy kallashnikovë.

Armët janë gjetur nga grupi hetimor dhe janë dërguar për ekzaminime në laboratorin e kriminalistikës.

Ndërkohë policia ka ngritur postoblloqe rreth zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *