Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet një person në Elbasan (Hollësitë)


Elbasani është tronditur pasditen e sotme nga disa të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Rrethrrotullimi i Luleve ndërsa se një person është ekzekutuar.

Viktima është identifikuar si 40-vjeçari Emiljano Ramazani i cili është qëlluar me armë sapo ka zbritur nga mjeti, poshtë pallatit ku banonte.

Mësohet se Emiliano Ramazani është vrarë në makinën e tij, tip ‘Ford Fokus’ me targa  AA 945 DG.

Mjeti që është gjetur i djegur në ullishte në fshatin Vidhas është tip ‘Ford’ me targa AA 819 KX.

Targat e mjetit që është djegur janë shpallur në kërkim si të vjedhura nga Komisariati  i Policisë numër 2 në Tiranë.

Ramazani është arrestuar dy herë në vitin 2017 për drogë.

Autorët e dyshuar janë larguar drejt Bradasheshit ndërsa makina e përdorur në krim dyshohet se është djegur në një ullishte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *