Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Elbasan/ Gjendet një mjet i djegur në Bradashesh, targa ishte vjedhur në Tiranë


Një mjet është gjetur i djegur në një ullishte në Bradashesh i cili mendohet se është përdorur nga autorët të cilët ekzekutuan 39-vjeçarin Emiljano Ramazanin në Elbasan.

Mjeti ”Volkswagen” të cilin përdorën autorët kishte targën AA 819 KX e cila rezulton e vjedhur 10 ditë më parë në Tiranë.

Ndërkohë Ramazani ishte në një makinë tjetër ”Ford Focus” me targat AA 945 DG dhe ekzekutimi ka ndodhur nga makina në makinë.

Në Elbasan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E. R., rreth 39 vjeç.

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper. Në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paprit.

Shërbimet e Policsë janë vënë në ndjeke të autorëve dhe po bëhet rrethimi i zonës ku dyshohet se mund të jenë larguar autorët. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë e Elbasan-Belsh”-shkruan policia.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *