Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata rrëzon kërkesën e ish-presidentit të Ekuadorit, u dënua me 8 vjet burg


Gjykata Kombëtare e Ekuadorit ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga ish-presidenti, Rafael Correa, në një çështje ryshfeti, duke lënë në fuqi dënimin me tetë vjet burg, të cilin Correa e ka quajtur të motivuar politikisht.

Correa dhe 17 zyrtarë të tjerë të Ekuadorit u akuzuan dhe u dënuan në mungesë në prill, me akuzën e pranimit të ryshfeteve dhe shpenzimit të tyre në fushatat politike. Ankesa e ish-presidentit u pushua të hënën dhe ai u dënua përfundimisht me tetë vjet burg.

Duke reaguar ndaj vendimit, Correa tha se një vendim i tillë pritej, ndërsa e quajti të gjithë çështjen kundër tij ‘qesharake’. Ai gjithashtu denoncoi vendimin e gjykatës si një nga faqet më të errëta në historinë e Ekuadorit.

Ish-presidenti vazhdimisht ka pohuar se akuzat ndaj tij ishin të bazuara mbi prova të rreme dhe ishin pjesë e një fushate politike të nisur nga kundërshtarët e tij për të mos lejuar që ai të kandidonte edhe një herë për president.

Ekuador pritet të mbajë si zgjedhjet presidenciale ashtu edhe ato parlamentare vitin e ardhshëm. Dënimi i Correa e skualifikon atë të kandidojë për ndonjë post publik për 25 vjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *