Vendosni fjalën kyçe....

“Vendoseni Kosovën në hartë” – Rita Ora ka një mesazh për Apple


Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, i ka bërë thirrje kompanisë Apple që të vendosë Kosovën në hartat e saj.

Në një postim në Facebook, Ora shkruan se Shqipëria e Kosova kanë talente të mëdha duke shtuar se ndihet krenare për gratë e mahnitshme e të forta që përfaqësojnë trashëgiminë e vendit.

“Do të doja shumë që Apple të shpërndante disa njohuri duke e vendosur Kosovën në hartë! Shqipëria dhe Kosova janë plot talente të bukura e të mëdha dhe unë jam aq krenar për të gjitha gratë e mahnitshme, të forta, të talentuara që përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Përhapja e dashurisë, paqes dhe unitetit sot me Bebe Rexha, Dua Lipa, Era Istrefi, Dafina Zeqiri, Ava Max dhe shuuumëshumë të tjera?” – shkruan Ora në Facebook. Më herët postime të ngjashme kanë bërë edhe këngëtaret e tjera me origjinë shqiptare, Dua Lipa e Bebe Rexha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *