Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari thirrje Bashës: Premtove listat e hapura, mbaje fjalën


Përfaqësuesja e PD-së në Këshillin Politik, Rudina Hajdari, tha pas mbledhjes së sotme se kreu i PD-së, Basha, duhet të mbështesë listat e hapura.

Ajo tha se kjo është një kauzë e fortë që do ndihmonte opozitën në ndryshimet rrënjësore në zgjedhjet e ardhshme.

Hajdari i kujtoi kryedemokratit se kishte premtuar listat e hapura dhe tani duhet të mbajë premtimin.

“Nuk kishte reflektim për ndryshimet kushtetuese. I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare, Bashës, që të mos i rreshtojë demokratët në rresht me njerëzit që duan listat e mbyllura. T’i rreshtojë për të mbështetur listat e hapura. Kemi shansin historik për të përqafuar një kauzë që do e ndihmonte opozitën në ndryshime rrënjësore në zgjedhjet e ardhshme. Kam një pyetje për Bashën, pse e braktise parlamentin, pse i çove në rrugë njerëzit. Ke premtuar që në zgjedhjet e ardhshme do mbështesësh listat e hapura. Kjo është një thirrje që opozita të rreshtohet me kauzën, jo me Rudinën as me Murrizin, por, me qytetarët që e duan.” – tha Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *