Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë, përplasi për vdekje këmbësorin në Sauk, arrestohet 21-vjeçari


Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Sauk-Teg. Viktimë e aksidentit mbeti një 40-vjeçar.

“Arrestohet shtetasi 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën e vjetër Sauk-Teg, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin, 40 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.