Vendosni fjalën kyçe....

 Zëdhënësja e PD-së: Veliaj hedh 26 milion lekë në “ajër”, mobilon bibliotekën që do shembet


Paraditen e sotme zëdhënësja e partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shkuar pranë bibliotekës së Kombinatit. Në 25 qershor të këtij viti është hapur një tender nga Bashkia e Tiranës për mobilimin e bibliotekës, por sipas Zhupës kjo gjë është gënjeshtër duke qenë se tashmë ky objekt ndodhet në një pallat që do shembet si pasojë e tërmetit.

“Në 25 Qershor 2020, Bashkia e Tiranës ka hapur tender ku mobilimit të bibliotekës së Kombinatit i janë caktuar rreth 26 milion lek të vjetra. Në relacionin teknik thuhet që: “.. Objekti është në një gjendje të mirë në aspektin fizik… Kjo biblotekë ka një ambjent jo të përshtatshëm për të kryer funksionin e leximit dhe dhënies së shërbimit si bibliotekë, kjo pasi ndarja për biblotekën ka krijuar një hapësirë shumë të vogël dhe për këtë arsye është menduar edhe mobilimi i ri. Ndërkohë realtiteti është krejt ndryshe, po të shkosh në lagjen 6 kushdo mund ta shikoj që biblioteka nuk është më funksionale, objekti fizik është shpallur i pabanueshëm, dhe për tu shembur!”-  shprehet zëdhënësja e PD.

Ajo e konsideron këtë veprim një vjedhje kundrejt qytetarëve dhe mendon se do të ishte më mirë që këto para të kishin shërbyer shumë mirë për qytetarët.

“Veliaj le të përgjigjet ku do të shkojnë 26 milion lekët? Do të shpërdorohen paratë e qytetarëve? Apo do të vidhen paratë e qytetarëve?”– tha Zhupa.

“Këto para mund ti ishin përdorur shumë mirë për qytetarët e Kombinatit, për asistenca sociale, për ndihmë familjeve në nevojë, për pagesa qeraja për familjet e pastreha nga termeti. Por Veliaj është një kryebashkiak i emëruar që s’ka parësore interesat e qytetarëve!”– shtoi ajo.

Në rastin më të mirë sipas Zhupës, ky rast përbën një shpërdorim fondesh dhe në rastin më të keq një vjedhje e hapur me një tender fiktiv, ku nuk dihet se ku shkojnë paratë e qytetarëve të Tiranës. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *