Vendosni fjalën kyçe....

E droguan dhe shfrytëzuan seksualisht, familjes së adoleshentes në Fushë-Krujë i hedhin eksploziv në banesë


Një sasi tritoli është hedhur gjatë natës së kaluar në oborrin e një banese, në Fushë Krujë. Mësohet se lënda plasëse është vënë në banesën ku jeton vajza 17-vjeçare, e cila është shfrytëzuar seksualisht nga katër djem të rinj, të cilët u arrestuan vetëm një ditë më parë.

Policia thotë se ka identifikuar autorin që ka vendosur pakon me lëndë plasëse artizanale në banesën e adoleshentes dhe është vënë në kërkim të tij. Për fat të mirë tritoli nuk ka shpërthyer.

Dje policia njoftonte se një grup të rinjsh “kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë”. Lidhur me ngjarjen u arrestuan katër djem dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

DETAJET E POLICISË

Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *