Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama pagoi McGonigal për të asgjësuar opozitën, përzuri 1 milion shqiptarë nga vendi


Kreu i PD-së Berisha përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama se kishte paguar ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal për të asgjësuar opozitën.

Ai u bashkua me mbështetësit e opozitës para parlamentit ku deklaroi se Rama e Veliaj vjedhin për çdo ton mbetje në Sharrë 18 euro nga xhepat e shqiptarëve.

Kryedemokrati tha gjithashtu se kryeministri Rama me politikat e tij ka përzënë 937 mijë shqiptarë që nga viti 2014.

“Edi Rama u faktua se kontraktoi si vrasës me pagëesë, kryezbuluesin e SHBA-së Charles McGonigal për të përdorur fuqinë e tij për të asgjësuar opozitën në Shqipëri. Nuk ka demokraci pa opozitë. Edi Rama po vjedh më shumë se kushdo tjetër këtë popull. Ai krijoi bordet komuniste në kulmin e krizës, duke vjedhë me ta 520 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Çfarë bëri me to? A e dini se me Erion Veliajn vjedhin në çdo ton që dep[ozitohet në Sharrë 18 euro nga xhepat tuaja. A e dini se ai shtrohet në darka 10 mijë euro me McGonigal. Ata kanë një urrejtje të madhe ndaj jush.

A e dinë shqiptarët nga 2014 deri në vitin 2022, 937 mijë shqiptarë u larguan vetëm në hapësirën e BE-së dhe se Shqipëria në eksportin e trurirt tejkalon Haitin. Edi Rama ndjek politikë kundër jush, ka interesat e veta. Z. Meta foli për rrogat e pensionet. Në vitin 2013, shqiptarët i kishin më të lartat në rajon, ndërsa sot i kanë më të ulëta se në Kosovë. Këta janë një bandë që strehojnë vrasës. A e morët vesh varsjen tragjike të kenianes. Ku fshihen vrasësit e saj? Ju thëm unë, në qeveri fshihen.” – tha Berisha.