Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 21 numri i të plagosurve nga shpërthimi në anijen luftarake amerikane


Njëzet e një njerëz kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi në bordin e një anijeje në Bazën Detare të SHBA-ve në San Diego.

“Shtatëmbëdhjetë marinarë dhe katër civilë janë duke u trajtuar për lëndime jo të rrezikshme për jetën në një spital lokal”- tha Marina e SHBA-ve në një deklaratë.

Sipas CNN-it, detarët kanë marrë “plagë të lehta” nga zjarri janë në gjendje të qëndrueshme në spital.

Zjarrfikësit u përballën me zjarrin në mëngjesin e së dielës, pasi u aktivizua niveli i tretë i alarmit të zjarrit.


Është e paqartë se çfarë e nisi zjarrin. Kur zjarri u raportua për herë të parë të dielën në mëngjes, u tha se ishte në zonën e poshtme të ruajtjes së automjeteve, një zonë e madhe, e ku ruhen shumë pajisje detare dhe gjithçka tjetër.

Anija kishte rreth një milion litra karburant, dhe mund të digjej për ditë të tëra, “poshtë vijës së ujit”.

Bonhomme Richard është një anije amfibe sulmi e aftë për të transportuar helikopterë dhe avionë. Ajo u ankorua në bazën e San Diegos për mirëmbajtjen e planifikuar pas disa dislokimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *