Vendosni fjalën kyçe....

Shkoi në spital në gjendje të rëndë, si u arrestua Agim Kajmaku


Të tjera detaje zbulohen lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili ishte në arrati prej 8 muajsh.

Kajmaku kishte shkuar mbrëmë me urgjencë në një spital privat në Tiranë, pasi vuante nga sëmundje kardiake.

Po ashtu ai vuan dhe nga tensioni dhe diabeti, e shtoi edhe temperaturat e larta, kanë bërë që gjendja e tij të përkeqësohet duke e detyruar që të paraqitet në spital, pavarësisht faktit se ishte në kërkim.

Pasi mbërritjes në spital, policisë i ka ardhur ky informacion nga mjekët dhe kanë ekzekutuar urdhër ndalimin. Për sigurinë e Kajmakut është angazhuar një patrullë e komisariatit nr.1 në Tiranë.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane u krye ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit në kërkim:
A. K., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të datës 09.11.2019, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’, ‘Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe ‘Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij’.

Ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ky shtetas po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore. Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”– thuhet në një njoftim të policisë.

Agim Kajmaku ishte në arrati që prej nëntorit të 2019-ës,  kur Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, një ditë pasi prokuroria lëshoi urdhër arrestin për të. Më 21 nëntor, Gjykata e Apelit la në fuqi të njëjtën masë sigurie.

Pas denoncimeve së pari nga Partia Demokratike, rezultoi se Agim Kajmaku ishte ndaluar nga autoritetet në Greqi kur jetonte në shtetin fqinj me emrin Jorgo Toto. Po këtë ai nuk e kishte deklaruar në formular.

Pas verifikimeve të Prokurorisë, Kajmaku akuzohet për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Akuza e tretë vjen pasi Kajmaku, kur KQZ i hoqi mandatin më 1 nëntor, ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy nën kryetarëve dhe ka vendosur dikë tjetër në atë post.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *