Vendosni fjalën kyçe....

“Hec o zotëri, kam pi gjysmë kile raki me mëngjes”- Skënder Brataj tregon si qytetarët neglizhojnë rregullat për koronavirusin


Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, i cili vetë e ka kaluar një herë koronavirusin, tregon se si qytetarët i shkelin rregullat duke mos e marrë seriozisht pandeminë.

Ai tregon një incident që i ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku ka shkuar në një pikë për rimbushjen e celularit.

Brataj tregon se i është kërkuar të vendosë maskë, ndërkohë që vetë punonjësja e mbante maskën poshtë gojës. E më pas, një qytetar tjetër afrohet pa maskë e kërkon të rimbushë celularin, por kur i thonë që pa maskë nuk i shërbejnë dot, ai thotë se “ka pirë gjysmë kile raki me mëngjes” dhe nuk e gjen gjë.

“Per te qeshur apo per te qare?  Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker.

Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje. Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza.

Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!”, shkruan Brataj.

Më 24 mars, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ishte infektuar me koronavirus.

E më 14 prill, ministrja Ogerta Manastirliu tregoi se ai kishte rezultuar negative dhe e kishte kaluar sëmundjen. Menjëherë pas kësaj, Brataj iu rikthye detyrës dhe vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, duke mbajtur maska dhe duke përdorur dezinfektant për duart.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *