Vendosni fjalën kyçe....

“Të hiqet dorë nga narrativa ‘Kosova është Serbi, Beogradi duhet ta njohë sa më shpejt Prishtinën” – Escobar


I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka bërë thirrje Serbisë që ta njohë Kosovën duke lajmëruar se sa më shpejt që kjo të ndodhë aq më shpejt dy vendet do mund të integrohen në BE.

Ai e bëri deklaratën për televizionin serb N1 TV në ambasadën amerikane në Beograd. Escobar tha se duhet të hiqet dorë nga narrativa se Kosova është Serbi dhe se duhet të shkohet drejt asaj se Kosova e Serbia janë Evropë.

“Sa më shpejt që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, aq më shpejt të dyja mund të ribashkohen, të begatohen e zhvillohen në BE-së. “Unë mendoj se ne duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi dhe të shkojmë drejt narrativës se Kosova dhe Serbia janë Evropë.” – tha Escobar për N1 TV në ambasadën e SHBA-së në Beograd.

Në këtë të ardhme, pjesët e ish-Jugosllavisë do bëhen ‘motor i rritjes për Evropën, për gjithë kontinentin’, shpjegoi Escobar, një qendër për prodhimin e energjisë së rinovueshme, teknologjinë e informacionit e transportin.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani