Pas librit të John Bolton, një tjetër libër godet familjen Trump.
Këtë radhë, bëhet fjalë për një libër të Stephanie Winston Wolkoff, ish-ndihmësja dhe mikesha e zonjës së parë të amerikanëve, Melanie Trump.
Në vitin 2018, zonja Winston Wolkoff u detyrua të dilte nga Shtëpia e Bardhë, mes akuzave se ajo kishte përfituar nga inaugurimi i Presidentit Trump. Por ajo i mohon akuzat dhe pretendon se atë e kanë “flakur nga autobusi”, shprehje të cilën ajo e përdor për të treguar se e kanë larguar padrejtësisht nga Shtëpia e Bardhë.
Ajo mohon pretendimet që kompania e saj mori 26 milion dollarë në pagesa për të ndihmuar në planifikimin e ceremonisë së vitit 2017 dhe disa eventeve të asaj kohe, duke thënë se firma e saj ka marrë një total prej 1.62 milion dollarësh.
Vanity Fair raporton se në librin e saj, Wolkoff kujton se si nisi miqësia me Melaninë në Neë York, rolin e saj si këshilltarja e besuar e Zonjës së Parë dhe largimin e saj të papritur dhe shumë publik.
Libri i Wolkoff me titull “Melaniae dhe Unë”, do të dalë në 1 shtator, pra 2 muaj përpara zgjedhjeve presidenciale.