Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rama po bën manovra për të ndaluar opozitën të hyjë e bashkuar në zgjedhje


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se opozita do fitojë zgjedhjet dhe është e gatshme të shkojë sa më parë.

Më tej Bardhi shtoi se Rama po bën manovra të ndryshme për të ndalur koalicionet parazgjedhore dhe të rrisë pragun elektoral për të penguar opozitën që të mos shkojë e bashkuar në zgjedhje.

Nisja e këtij procesi nënkupton nisjen zyrtare të fushatës për Partinë Demokratike, ndërsa përsa i përket pyetjet se sa gati jemi, e kemi thënë edhe më parë jemi gati për të shkuar në zgjedhje edhe nesër.

Jo vetëm për të shkuar në zgjedhje, por dua të garantoj të gjithë qytetarët që mezi presin ditën e zgjedhjeve për të ndëshkuar me votë këtë qeveri, se kjo qeveri i ka ditët e numëruara dhe opozita e bashkuar do të jetë fituesja e këtyre zgjedhjeve. Kjo është arsyeja përse Edi Rama po bën këto manovrat e vogla edhe në kuadër të Reformës Zgjedhore, që i projekton si strategji prej një viti, për të ndaluar koalicionet parazgjedhore apo për të rritur pragun elektoral dhe histori të kësaj natyre që synojnë për të penguar opozitën e bashkuar që të shkojë, kështu siç është, e bashkuar, në zgjedhje”-tha Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *