Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja mes bandave çeçene e algjeriane në Dijon, policia franceze aksion për rivendosjen e rendit


Policia franceze ka nisur operacionin për rivendosjen e rendit në qytetin e Dijon-it pas ditësh përplasje në rrugë mes bandave çeçene dhe atyre afrikano-veriore.

Përplasja erdhi pas vrasjes së një adoleshenti çeçen nga disa persona me origjinë algjeriane, siç raportojnë mediat franceze.

Pas kësaj, çeçenët në mbarë Francën dhe shtete fqinje janë tubuar në Dijon për t’u hakmarrë.

Rreth 150 oficerë u vendosën për të kontrolluar zonën e për të gjetur armët që mund të ishin përdorur nga bandat.

Qyteti lindor francez ka parë disa netë trazirash që nga e premtja e kaluar, kur bandat etnike u përleshën me njëra-tjetrën.

Dhuna u raportua si pasojë e vdekjes së një adoleshenti çeçen, gjë për të cilën miqtë e tij fajësuan një bandë të bërbërë nga algjerianë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *