Vendosni fjalën kyçe....

Tesla njeh rivalin e ri, Nikola “pushton” bursën


Të dyja makinat janë emërtuar sipas shpikësit Nikola Tesla.

Të dyja synojnë të pushtojnë tregun e makinave që nuk punojnë me karburant por me bateri duke pasur ndotje zero.

Çmimet e aksioneve të tyre janë në rritje, por për arsye të ndryshme.

Dita në të cilën aksionet e Teslas arritën një çmim të lartë përmbyllës prej gjithsej 949.92 dollarë, aksionet e konkurrentes Nikola u dyfishuan që nga çmimi i tyre i mbylljes të së premtes.

Nikola – e themeluar në vitin 2015 – bëri debutimin e saj në bursë më 4 qershor, pasi u bashkua me kompaninë e automjeteve VectoIQ Acquisition Corp.

Stephen Girsky, CEO aktual i VectoIQ dhe ish-zv.presidenti i General Motors, u bashkua me bordin e drejtorëve të Nikolas.

Nikola nuk po rivalizon Teslën në biznesin e prodhimit të makinave të pasagjerëve. Ajo synon të ndërtojë kamionë elektrikë dhe hibridë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *