Vendosni fjalën kyçe....

Rusia pajis me raketa të reja sistemin kundërajror Pantsir-SM


Rusia ka avancuar sistemin raketor kundërajror Pantsir-SM me raketa të reja kundër fluturakeve pa pilot.

Gazeta “Rossiyskaya” raporton se Pantsir-SM me raketat e reja është parë në provat për parakalimin ushtarak i cili do të mbahet më 24 qershor në Moskë.

Burimi i njëjtë raporton se këto janë raketa tokë-ajër të cilat janë shumë më të vogla nga raketat të cilat ka qenë më parë të pajisura në sistemin raketor.

Raketat e reja janë destinuar për sulm të fluturakeve vëzhguese dhe të armatosura armike apo dronëve.

Pantsir-S1 është sistemi raketor kundërajror rus nga viti 2008, të cilin e përdorin disa shtete të botës ndërsa versioni i saj i avancuar është Pantsir-SM, e cila në inventarin e ushtrisë ruse pritet të jetë nga viti i ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *