Vendosni fjalën kyçe....

India nis projektin, kërkon t’i “grabisë” Kinës investitorët


Politikbërësit në Indi kanë nisur projektin e asaj që sipas tyre do tërheqë investitorët globale që kërkojnë të zhvendosin prodhimin nga vendet e tjera drejt vendit të Azisë Jugore, tha një zyrtari i lartë i qeverisë për The Economy Times.

“Kjo është e nevojshme pasi kompanitë shumëkombëshe që shikojnë zhvendosjen nga Kina në Indi do të preferonin ligje fleksibël për uniformitetin e operacioneve nëpër vende të ndryshme,” i tha zyrtari gazetës ditore.

Shtetet e Uttar Pradesh, Madhya Pradesh dhe Gujarat kanë miratuar urdhra ekzekutivë duke përjashtuar institucionet e reja nga shumica e rregullave të punës.

Bizneset atje janë lejuar të zgjasin orarin e punës nga 8 në 12 orë në ditë, si pjesë e reformave.

Në fillim të këtij muaji media raportoi se qeveria e Indisë ka arritur të bindë më shumë se 1.000 biznese amerikane për t’u zhvendosur nga Kina.