Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Ngjashmëria e këtij roboti humanoid me njeriun eshtë ‘e frikshme’ (Video)


Një robot i ri humanoid ka bërë një hap të madh drejt ngjashmërisë me njeriun duke shfaqur një gamë të tërë shprehjesh pothuajse realiste të fytyrës njerëzore.

‘Ameca’ është përshkruar nga zhvilluesit e saj britanikë në Engineered Arts si ‘platforma e përsosur robotike humanoide për ndërveprimin njeri-robot’.

Pamjet, të cilat kapën robotin tmerrësisht të vërtetë në sjellje, dëshmojnë se deklarata e guximshme e kompanisë nuk është shumë e pavërtetë.

Roboti me ngjyrë gri, e cila ngjan paksa me personazhet e filmit të vitit 2004 ‘Unë, Roboti’, ofron një gamë të tërë emocionesh njerëzore, të shoqëruara me lëvizje realiste të syve.

Në atë që duket të jetë një demonstrim i paraprogramuar, Ameca fillimisht zgjohet, më pas kontrollon krahët e saj me kureshtje, përpara se të bëjë një fytyrë të befasuar pasi ‘vëren’ se po filmohet.

Roboti emocional është tashmë i disponueshëm për blerje dhe qira. Për momentin, është vetëm një model i palëvizshëm, por zhvilluesit planifikojnë ta përmirësojnë më tej, duke premtuar se ‘një ditë Ameca do të ecë’.