Vendosni fjalën kyçe....

Përleshje me thika në mes të rrugës në Prishtinë, një person i plagosur (VIDEO)


Një përleshje me thika ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur paradite, në rrugën “Rexhep Luci”. Në sherr janë përfshirë disa persona, e pavarësisht se të tjerë janë munduar t’i ndajnë, kjo nuk është bërë e mundur deri në momentin e ndërhyrjes së policisë me spraj lotsjellës.

“Me datën: 27.06.2020, rreth ores:11:45, Policia ka pranuar informatën për një rrahje në progress në Rr.Rexhep Luci, në Prishtinë. Njësia policore ka dal menjeherë në vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet se janë përfshirë në rrahje. Një person raportohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë. Njësitë kompetente policore janë duke ndërmarr veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Disa persona nga një pallat, kanë mundur të filmojnë gjithë ngjarjen që po ndodhte poshtë në rrugë.   


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *