Vendosni fjalën kyçe....

Ruçi e emëroi këshilltar, reagon Fleckenstein: Mezi pres të bashkëpunoj me aktorët shqiptarë


Pasi u emërua si këshilltar për integrimin pranë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ka reaguar Knut Fleckenstein.

Ai shprehet i lumtur që do fillojë punën për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE. Fleckenstein ka falënderuar Ruçin për besimin ndaj tij.

“I lumtur që do filloj punën drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit Kryetarit të Parlamentit për besimin e tij. Mezi presim bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë”-shkruan Fleckenstein.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *