Vendosni fjalën kyçe....

Ikona e popit sovjetik dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë


Idhulli i popit sovjetik, 73-vjeçari Alla Pugacheva, sulmoi të shtunën operacionin e vazhdueshëm ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Këngëtarja e viteve ’90, e quajtur zakonisht thjesht si ‘The Primadonna’, kërkoi të caktohej si ‘agjente e huaj’ pasi bashkëshorti i saj, komediani 46-vjeçar Maksim Galkin, mori një etiketë të tillë vetëm disa ditë më parë.

“Unë kërkoj nga ju që të më regjistroni në radhët e agjentëve të huaj të vendit tim të dashur, sepse qëndroj pranë burrit tim, një person i ndershëm, i denjë dhe i sinqertë, një patriot i vërtetë dhe i pakorruptueshëm i Rusisë.” – tha Pugacheva në një postim në rrjetet sociale. drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Rusisë. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ajo ia kishte komunikuar kërkesën e saj ministrisë përmes kanaleve zyrtare.

Ylli i popit kritikoi gjithashtu në mënyrë të qartë operacionin ushtarak në Ukrainë, duke thënë se bashkëshorti i saj Galkin dëshiron për Rusinë ‘zhvillium, jetë paqësore, liri të fjalës dhe një fund të vdekjes së djemve tanë në ndjekje të qëllimeve të nxitura nga iluzionet, që e bëjnë vendin tonë të përjashtuar në botë dhe rëndojnë jetën e qytetarëve tanë’.

Deklarata erdhi menjëherë pasi Galkin u cilësua si ‘agjent i huaj’. Sipas listës së Ministrisë së Drejtësisë, komediani po ‘angazhohet në aktivitete politike’, ndërsa Ukraina u përmend si burimi i tij i financimit.

Galkin dhe Pugacheva u larguan nga Rusia për në Izrael me fëmijët e tyre dhe më vonë, në Letoni pasi konflikti në Ukrainë filloi në fund të shkurtit. Pugacheva, deri më tani, kishte heshtur për arsyen e largimit të tyre dhe qëndrimin e saj ndaj konfliktit. Galkin, megjithatë, mbajti një qëndrim të hapur antirus, duke kritikuar vazhdimisht Moskën. Primadonna u kthye në Rusi në fund të gushtit, ndërsa Galkin qëndron jashtë vendit.