Vendosni fjalën kyçe....

OBSH-ja kërkon certifikata elektronike për personat e vaksinuar nga Covid-19


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar vendet që lëshojnë ‘pasaporta imuniteti’ për njerëzit që janë rikuperuar nga Covid-19 dhe po sheh e përdorimit të certifikatave elektronike për të certifikuar ata që janë vaksinuar.

“Ne po shohim nga afër përdorimin e teknologjisë në përgjigjen ndaj Covid-19 dhe një prej tyre është mënyra se si mund të punojmë me vendet anëtare drejt një çertifikate të vaksinimit elektronik.” – tha një ekspert mjekësor i OBSH-së në një konferencë virtuale në Kopenhagen të enjten.

Dr. Siddharta Sankar Datta, një këshilltar rajonal për sëmundjet dhe imunizimin, tha se teknologjia mund të përdoret potencialisht për të mundësuar hapjen e udhëtimeve ndërkombëtare.

Muajin e kaluar OBSH-ja nënshkroi një marrëveshje me Estoninë për të punuar në ‘risitë dixhitale në përgjigjen Covid-19’, njëra prej të cilave përfshin mundësinë e përdorimit të certifikatave të vaksinimit për ata që kanë bërë një vaksinë Covid-19.

Një raport nga akademikët në Universitetin e Exeter në Angli, tha se pasaporta të tilla mund të ndërhyjnë te të drejtat themelore të individit, duke përfshirë të drejtën për privatësi, lirinë e lëvizjes dhe tubimin paqësor dhe të çojnë në pabarazi dhe diskriminim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *