Vendosni fjalën kyçe....

Dhunonte gruan dhe vajzën, arrestohet burri në Kurbin


Policia e Kurbinit thotë se ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje.  

Një burrë me inicialet Xh.J akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në banesën e tyre në fshatin Shullaz. Atij iu zbulua edhe një automatik që e mbante pa leje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., banues në fshatin Shullaz, Kurbin.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në banesë. Policia, me marrjen e njoftimit, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ka vënë në pranga autorin.

Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e shtetasit Xh. J., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik me 3 krehra dhe municion luftarak (1080 fishekë).”– thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj tij tani rëndojnë akuzat për veprat penale: “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *