Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shkrimi i Der Standard është skandaloz dhe fake news


Kryeministri Edi Rama e ka quajtur skandaloz, shkrimin e Der Standard mbi sekuestron e pasurive shqiptare jashtë kufijve për shkak të arbitrazhit me biznesmenin Beketi.

Sipas Ramës, edhe në mediat botërore fakë news është problem dhe ka mungesë filtrimi.

“Shkrimi i “Der Standard”, më vjen shumë keq, por shkrimi i “Der Standard” është shkrim skandaloz. Është shkrim skandaloz dhe nuk është e rastit që çështja e kazanit, siç e quaja unë se tani nuk e përdor më, kam heq dorë nga përdorimi por ma rikujtoni ju. Por çështja e kazanit që në anglisht është çështja e fake news-it është një çështje botërore. Dhe mungesa e filtrimit apo kalimit të lajmeve të rreme, apo të mesazheve që bazohen në lajme të rreme është një problem global. Dhe “Der Standard” në këtë rast…

Çështja sot, për të cilën ju flisni, jo vetëm që nuk ka përfunduar por i është ndaluar palëve që ta komentojnë. Ne nuk kemi bërë asnjë koment për këtë”-deklaroi Kryeministri në Ora News.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *