Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi gati për negociata me Shqipërinë, por me pandeminë Covid s’kemi datë të përcaktuar” – Varhelyi


Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka thënë sot se Bashkimi Europian është i gatshëm për negociata lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në union.

Ai shtoi se me pandeminë Covid-19 nuk mund të flitet për data të veçanta.

Në një intervistë për DW, zyrtari i lartë tha se BE-ja po punonte fort në këtë drejtim

“BE është gati. Në mars pati një përkushtim të qartë, kur të gjithë miratuan fillimin e negociatave. Jam shumë optimist, se do ta bëjmë këtë. Krerët në BE do të merren me këtë, madje në mesin e krizës së Coronës. Mendoj, se ky është një konfirmim i qartë nga ana e BE megjithatë me krizën e Coronës në rend të ditës është shumë e vështirë që t‘iu japim tani një datë. Por mund t’iu siguroj, se ne nga ana jonë punojmë fort, shumë fort që të përgatisim raportin vjetor të zgjerimit. Aty ne do të bëjmë një propozim për kuadër konkret të negociatave. Ky është hapi i parë drejt negociatave të vërteta. Komisioni Europian nuk humbet kohë, për të çuar përpara sa më shpejt të jetë e mundur procesin.” – tha ndër të tjera ai


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *