Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka prova se Kim Jong-un ka bërë operacion në zemër” – Shërbimi Inteligjent koreano-jugor


Agjencia Inteligjente e Koresë së Jugut ka deklaruar se nuk ka prova të besueshme se lideri koreano-verior, Kim Jong-un, i është nënshtruar një operacioni në zemër.

“Dëshmitë për ndonjë problem shëndetësor të Kim Jong-un mungojnë.” – tha Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare të mërkurën në mëngjes, sipas Yonhap Neës, duke shtuar se ai nuk kishte parë ‘shenja të operacionit në zemër’.

Refuzimi vjen pas tre javë pas spekulimeve lidhur me udhëheqësin e Koresë së Veriut, i cili u përfol se ishte në gjendje të rëndë pasi i ishte nënshtruar një operacioni në zemër, ndërsa raporte të tjera sugjerojnë se ai mund të ketë qenë në një ‘gjendje vegjetative’ pas infektimit me Covid-19.

Lajmi mbi vdekjen e Kim Jong-un u shpërnda gjerësisht nga mediat ndërkombëtare megjithatë pak ditë më vonë, lideri korano-verior u shfaq në media.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *