Vendosni fjalën kyçe....

E shohin fqinjët duke bërë veprime të pahijshme, arrestohet futbollisti në Francë


Lojtari i ekipit Angers në kampionatin francez, Farid El Melali u arrestua nga policia pasi fqinjët e panë atë duke ekspozuar në mënyrë të pahijshme veten, ndërsa po shikonte në dritaren e një gruaje.

Lojtari algjerian i Ligue 1, u arrestua nga policia të hënën në mbrëmje, pasi fqinjët e tronditur thanë se ata ishin dëshmitarë se e kishin parë duke masturbuar në oborrin e bllokut të apartamenteve – në të njëjtën ditë që ai nënshkroi një zgjatje të kontratës me klubin e tij deri në vitin 2023.

El Melali i tha policisë se qëndrimi i tij ishte i papërshtatshëm dhe se ai mendonte se ishte vetëm në oborrin e kompleksit, i vendosur në qendër të Angers.

Avokati i tij tha se lojtari ‘nuk po fyente askënd dhe nuk ishte agresiv ndaj askujt’ ndërsa El Melali menjëherë pranoi fajin dhe u la i lirë në orët e para të mëngjesit, raportojnë media franceze.

Avokati i tij shtoi se El Melali nuk mendoi se fqinja femër mund të shihte atë që po bënte ai.

Klubi nga ana e tij nuk është shprehur ende mbi ngjarjen duke thënë se do presin vendimin përfundimtar të gjyqit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *