Vendosni fjalën kyçe....

Ku janë 29 rastet e reja me koronavirus, kjo është harta e qyteteve të prekura në Shqipëri


Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 29 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 333 raste numrin në total të të infektuarve në vend.

Siç tregohet edhe në tabelën e mëposhtme,  rastet e reja janë në Tiranë (11), Durrës (1), Elbasan (1), Rrogozhinë (2), Has (1), Lushnje (1), Lezhë (3), dhe Shkodër (9).

Tirana vijon të mbajë rekordin me numrin më të lartë të të infektuarve, plot 157. Pas kryeqytetit, më pas vjen Durrësi me 33 të infektuar dhe Shkodra me 31.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 18, pasi mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 67-vjeç, nga Tirana.

Prej 13 ditësh, 67-vjeçari ishte i shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *