Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Shumica kërkon zvarritjen e Reformës Zgjedhore, të zgjedhë një nga 5 propozimet


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka dalë nga selia e PD-së pas një takimi me kreun e kësaj partie, Basha.

Në deklaratën e saj për gazetarët, Kryemadhi tha se nuk ka më Këshill Politik për Reformën Zgjedhore.

Ajo tha se opozita ka dërguar 5 propozime për 5 drafte lidhur me reformën në fjalë dhe shumicës i duhet të zgjedhë vetëm njërin prej tyre

Kryemadhi shtoi se shumicës i intereson vonimi i Reformës Zgjedhore pasi kjo i jep më shumë kohë kryeministrit Rama që të vjedhë me koncesionet.

“Nesër mblidhet komisioni që do njihet me 5 propozimet. 5 drafte, për njërin nga këto drafte të bjerë dakort mazhoranca dhe presim reagimin e tyre. Çdo zvarritje që vjen nga pala tjetër nuk është e papritshme. Ata duan edhe një sekondë kohë më tepër pasi një firmë nga Rama do të thotë një vjedhje më shumë për koncesion. Për kushtet që ka dhënë OSBE/ODIHR, kanë në tavolinë 5 propozime, le të bien dakord me njërin prej tyre.” – tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *