Vendosni fjalën kyçe....

Berisha para Gjykatës së Lartë: Po më kyçin në shtëpi pa asnjë provë


Kreu i Rithemelimit Berisha u tha mbështetësve të mbedhur para Gjtkatës së Lartë se po e kyçin në shtëpi pa asnjë provë.

Ai akuzoi gjykatën se është një vegël e kryeministrit Rama e po përdoret prej tij ndërsa shtoi se askush nuk mund të ketë dyshime se kujt i përket vula e logoja e PD-së dhe se Basha nuk mund të rrijë kurrë në opozitë.

Berisha tha gjithashtu se ai i ka kallur tmerrin Ramës, të cilin e quajti monstra e pluralizmit.

“Është kjo gjykatë pas nesh, vegël e Ramës, që po përdoret si bisturia në duart e kriminelit për të masakruar arritjet e shqiptarëve. Kostoja e këtij gabimi është vetë liria. Njeri i lirë është ai që zbaton ligjin. Mbi 500 mijë vota jo më larg se 7 muaj më parë, apo nga votëbesimi rreth 1 muaj më parë. A ka njeri të lirë sot që të besojë se gjykata duhet të vendosë se e kujt është vula dhe logo e PD se dhe kush është kryetari i saj? A ka njeri sot që pajtohet se logo e PD mund të jepet si një plaçkë, një njeri që ka tradhtuar gjithçka. Ka njeri të lirë sot që të mendojë se Lulzim Brava të rrijë në opozitë. Ky nuk është sulmi i vetëm që po i bëhet opozitës nga gjykata. Gjykata do të vendosë sot dhe masën ndaj Berishës. Mirë dakord, u shkel kushtetua duke kërkuar heqjen e lirisë. U shkelën ligjet dhe nuk po përmend as standardin ligjor. Pse duhet kyçur pa asnjë provë dhe fakt në shtëpi Berisha? Se ju ka kallur tmerrin monstrës së pluralizmit.”, tha Berisha.