Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi në prag mbijetese” – Shoqata e Turizmit takim me Bashën, 5 kërkesat që kanë


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, është takuar sot me përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, një nga sektorët e prekur nga pandemia Covid-19.

Përfaësuesit e kësaj shoqate thanë se sektori i tyre ka të punësuar rreth 93 mijë persona dhe është ndër më të goditurit nga pandemia.

Ata i shprehën Bashës shqetësimin për mungesën e ndihmës nga qeveria për këtë sektor. “

Standardet e reja që po vendosen nga qeveria kanë një kosto shtesë të konsiderueshme, për të cilat nuk është dhënë asnjë ndihmë financiare.” – theksuan përfaqësuesit e shoqatës së turizmit. Ata vunë në dukje se mungesa e një plani nga qeveria për kohën e hapjes së sezonit e vështirëson akoma më shumë gjendjen.

“Gjetja e një formule mbijetese është ajo çfarë vlen më shumë tani për turizmin.” – thanë ata.

Gjatë takimit ata theksuan se turizmi është goditur dy herë brenda pak kohe duke qenë se në nëntor vendi u godit nga tërmeti duke çuar në anulimin e shumë paketave turistike.

Ata i thanë kreut të PD-së, se kanë 5 kërkesa kryesore për krizën që po kalojnë.

  1. Ndihmën financiare, me qëllim mbajtjen në punë të punëtorëve.
  2. Subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore
  3. Sigurimin e likuiditetit përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.
  4. Anullimin apo shtyrjen e detyrimeve tatimore qendrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht, si në kohë “paqeje”.
  5. Bashkëpunim me vendet e tjera, sidomos me fqinjët, për rakordimin e politikave dhe hapjen e mundësive për turizëm.

Basha nga ana e tij është shprehur se kërkesat e përfaqësuesve të turizmit janë të drejta dhe duhet të zbatohen sa më shpejt ng qeveria.

Ai i siguroi punonjësit e sektorit të turizmit dhe përfaqësuesit e tyre se do të bëjë çmos që zëri i tyre të dëgjohet, me qëllim mbështetjen e turizmit, si një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *