Vendosni fjalën kyçe....

Albana Vokshi: Rama po fsheh provat, Dako duhet të arrestohet


Partia Demokratike edhe njëherë tjetër kërkon arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako në lidhje me dosjen e famshme ‘339’.

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat,  tha se Rama po mban të fshehur në “sirtarët e Prokurorisë”, provat që çojnë Dakon në burg.

Vokshi e quan Dakon është “autor të masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat”.

“Dosja “339” që Edi Rama po e mban te kyçur në sirtarët e Prokurorisë është prova që çon në burg Vangjush Dakon si autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat.
Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës. Dosja “339-a” është faktimi i asaj që panë vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit.
Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.
Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.
Dosja “339” vërteton pa asnjë dyshim më :
•Se Zgjedhjet e 2017-ës u blenë bashkë me krimin,
•10-15 deputetë u blenë nga krimi,
•Se ky Parlament është i paligjshëm dhe
•se Edi Rama është një kryeministër i paligjshëm dhe provat për këtë Prokuroria i ka në dosjen “339”!
Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!”, shprehet Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *