Vendosni fjalën kyçe....

Qindra protestues i shkojnë në zyrë guvernatorit amerikan, kërkojnë rihapjen e bizneseve (Video)


Qindra amerikanë u mblodhën në rrugë për të protestuar duke i kërkuar Guvernatorit të Masaçusetsit, Charlie Baker, që të lejojë rihapjen e bizneseve në shtet, një vendim që është vonuar për shkak të numrit të lartë të personave të prekur nga Covid-19.

Qindra demonstrues mbushën rrugët përreth godinës qeveritare të Masaçusetsit në Boston në atë që organizatorët e veprimtarisë e quajtën ‘Gara e Lirisë’, duke shprehur zemërim ndaj vendimit të Bakerit për të zgjatur bllokimin e shtetit edhe me dy javë deri më 18 maj.

Protestuesit u rrethuan nga policia që u përpoq të mbante të zhbllokuar trafikun ndërsa nuk nuk pati ndonjë reagim nga ana e Guvernatorit lidhur me kërkesën e qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *