Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli zbulon antitrupin që lufton koronavirusin


Naftali Bennett

Një lajm pozitiv vjen nga Izraeli lidhur me luftën kundër koronavirusit.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Naftali Bennett, ka deklaruar se ai është dëshmitar i një “përparimi të rëndësishëm” nga instituti i kërkimit biologjik mbrojtës të Izraelit në zhvillimin e një antitrupi ndaj COVID-19.

Siç shkruan Times of Israel, Bennett thotë se laboratorin kërkimor biologjik të vendit të tij është zbuluar antitrupi, që lufton virusin vdekjeprurës.

Ministri tha këtë të hënë se studiuesit përfunduan fazën e zhvillimit dhe u transferuan në patentë dhe në fazën tjetër do t’u drejtohen kompanive ndërkombëtare për të prodhuar antitrupin në shkallë tregtare.

Bennett vizitoi laboratorët e Institutit Izraelit për Kërkime Biologjike (IIBR), që është një njësi sekrete që punon nën Zyrën e Kryeministrit.

 Ai tha se antitrupi që është zbuluar, sulmon virusin dhe mund ta neutralizojë atë brenda organeve tek pacientët e sëmurë.

“Jam krenar për stafin e institutit për këtë përparim të jashtëzakonshëm”– tha Bennett. “Krijimtaria e tyre dhe mendja hebraike sollën këtë arritje të mahnitshme.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *