Vendosni fjalën kyçe....

“Komiteti ynë teknik i ngritur për koronavirusin një strukturë misterioze në ilegalitet”- Tritan Shehu


Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ngre dyshime mbi Komitetin Teknik të ekspertëve të ngritur në kuadër të pandemisë së COVID-19 në vend.

Ai pyet se cilët janë anëtarët e këtij komiteti, cili është drejtuesi dhe ku mblidhet ky komitet, tek i cili qeveria thotë se ka bazuar vendimmarrjet.

Shehu thotë se ky komitet nuk mund të rrijë në errësirë dhe rolin e tij ta marrë qeveria e kryeministri. Sipas tij një gjë e tillë nuk ndodh askund në botë.

“Kush eshte drejtuesi i Komitetit Teknik, kush ben pjese ne ate, ku mblidhet?!

Komiteti i yne Teknik per Covid 19 ngel nje strukture misterioze ne ilegalitet, pa “koke”, pa emra, pa CV te antareve, pa ze, pa fytyra, pa pergjegjesi e detyra te publikuara, pa seli, ne fakt pa asgje, kur duhet te ishte e kunderta.

Kryeministri, Qeveria, Ministria e Shendetesise po fshihen mbas nje te ashtuquajturi “Komitet Teknik” duke ja dedikuar atij ate strategji qe na ka cuar ne vendin e fundit ne Kontinent per numrin e llojin e testimeve me pa nje “kurbe” te pa deshifrueshme, vendin e vetem ku Shteti nuk impenjohet te pajise qytetaret me maska, ku deklarohen vendime nga me te cuditeshmet per levizjen apo mbylljen e banoreve etj etj.

Dhe te gjitha keto i dedikohen asaj strukture sureale si magjistaret e dikurshem te shpellave, qe komunikonin vetem me te “Parin e Fisit”.

Nuk mund te funksionoje keshtu, nuk funksionon askund keshtu, ku pjestaret e te tilla “komiteteve” me nje pergjegjesi te madhe, jo vetem kryetari i tyre, jane personalitete, me vlera qe vihen qartesisht ne evidence, kane ze e fytyre, komunikojne, debatojne e japin konkluzione zyrtarisht.

Dhe megjithate vendimet strategjike, si ai per testimet, perdorimi i maskave, hapja apo mbyllja e hapesirave te vendit, perpjekjet per uljen e densitetit te qytetareve ne ambjente publike apo familjare etj, jane e ngelin vendime te politikes e cila i del perballe pergjegjesive te saj, jo si tek ne ku ajo kerkon te fshihet mbas nje “strukture”, qe sic duket ekziston vetem ne 3D.
Dhe ne fund desheroj tu bej thirje atyre kolegeve qe nen ze thone se jane pjese e atij “Komiteti”, ta thone hapur kete, te nxjerrin nga “erresira” kryetarin, antaret e detyrat e tij!”– shkruan ish-deputeti.

Ky reagim vjen pasi mbrëmjen e kaluar, mjeku i njohur Pëllumb Pipero nuk mundi t’i japë dot përgjigje pyetjes së gazetarit Çim Peka, se cili është drejtuesi i këtij komiteti (lexo këtu).

Pipero u përgjigj se patjetër që ka një drejtues, të cilin ai e njihte dhe kishte komunikim por se emri nuk kishte rëndësi dhe se ai vetë nuk e kishte tagrin për të folur për këtë. Madje lutej të mos ia bënin më këtë pyetje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *