Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarët e Kuçovës protestë: Rama të rishikojë vendimin për pagat, kemi punuar 16 orë në ditë


Naftëtarët e Kuçovës kanë zhvilluar një protestë sot para zyrave të kompanisë Albpetrol. Protesta e tyre ka të bëjë me uljen e pagës me 60% dhe trajtimin e tyre me pagën e luftës.

Ata thonë se kanë punuar nga 16 orë në ditë dhe është e padrejtë që të paguhen me të ashtuquajturën pagë lufte.

Gjatë protestës ata i kanë bërë thirrje kreut të qeverisë që të rishikojë vendimin.

Naftëtarët kanë deklaruar se në rast se vendimi nuk do ndryshojë ata do e përshkallëzojnë lëvizjen duke u futur në grevë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *