Vendosni fjalën kyçe....

I plagosuri në Durrës është ish-kandidati për kryetar të degës së PS-së


Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Mësohet se i plagosuri është Ardi Kërtusha, i cili ka qenë kandidat për kryetar të PS-së në Durrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:00, në një lokal në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Kërtusha u plagos në këmbë.

Ai ndodhet në spital, ndërsa për autorin e ngjarjes nuk dihet ende asgjë.

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.”- njoftoi Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.