Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e pallatit 9 katësh në Krujë dalin në protestë, prokuroria e ka nxjerrë të pabanueshëm


Banorët e pallatit 9 katësh në Krujë janë ngritur në protestë ditën e enjte pasi sipas një ekspertize të kryer nga Prokuroria ndërtesa ka dalë e pabanueshme por ende nuk janë ndërmarrë veprime për shembjen e saj.

Banorët ankohen se pallati nuk plotëson asnjë kusht, ndërsa prej 3 muajsh akt ekspertiza ka mbetur pezull në ministri.

Ne jemi të pambrojtur, prokuroria, Gjykata apo Bashkia nuk e di ku fle lepuri. Por ne jemi të pambrojtur komplet sepse ky pallat shikohet me sy të lirë se është mënjanuar, ka probleme shumë të theksuara ka çarje të mureve,të kollonave, të pasarelave”, thotë nje banor i pallatit.

“Ekspertiza e Prokurorisë është kjo, ka 86 faqe, e ka nxjerrë e ka skanuar, me topograf, inxhinier etj dhe e ka nxjerrë të pabanuar”, shprehet një banor tjetër.

Nga ana e tij, pronari e cilëson të paligjshem aktekspertizën fillestare duke u shprehur se bonusi I qerasë që jepet nga bashkia për banorët është i paligjshëm

Akti i ekspertimit të Prokurorisë, për atë akt Prokuroria është në Prokurori. Akti që ka bërë Prokuroria nuk është i vlefshëm, për arsye se kur të jetë i vlefshëm prokuroria le të vazhdojë me procedurat sipas ligjit. Bonusi i qerasë nga Bashkia është i jashtëligjshëm përveç katër familjeve që duhet të fitojnë bonus qeraje” – tha Muharrem Hoçja, pronar i pallatit për Report TV.