Vendosni fjalën kyçe....

Niset për në spital, rrugës përplaset me ambulancën (Fotot)


Një aksident ku janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz e një ambulancë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Sipas policisë, autovetura private që drejtohej nga një 36-vjecarr me iniciale I.R., ishte nisur për në spital por është përplasur me ambulancën.

E plagosur nga përplasja ka mbetur 44-vjeçarja me iniciale E.R., që ishte pasagjere në mjetin privat, e cila është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.

Njoftimi

Më datë 26.04.2020, në lagjen nr.13, Durrës, një mjet tip “Benz”  me drejtues shtetasin I.R., 36 vjeç,  i cili ishte nisur për në spital është përplasur me një  autoambulancë.

Si pasojë e përplasjes  është  lënduar   pasagjerja e mjetit “Benz”,  shtetësja E.R.,44 vjeçe  e  cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon  punën për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *