Vendosni fjalën kyçe....

Putin i del kundër Erdoganit: Nëse Këshillit të Sigurimit do i hiqej vetoja OKB-ja do kthehej në klub debati


Presidenti rus Vladimir Putin ka refuzuar propozimin e kolegut të tij turk për të hequr të drejtën e vetos së anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke thënë se kjo do ta kthente organizmin botëror në një tjetër “Ligë të Kombeve”.

Nëse i heqim të drejtën e vetos anëtarëve të përhershëm, OKB-ja do të vdiste po atë ditë – do të shndërrohej në Lidhjen e Kombeve. Thjesht do të bëhej një platformë diskutimi, Valdai Club 2.0”, tha Putin në takimin vjetor të Klubit të Diskutimit Valdai në Soçi, Rusi të enjten.

Kjo erdhi si përgjigje ndaj deklaratave të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan të bërë në Angola të hënën. Në një turne të stuhishëm në Afrikë, udhëheqësi turk argumentoi se “bota është më e madhe se pesë” – duke iu referuar numrit të anëtarëve të përhershëm të KS të OKB-së që kanë të drejtën e vetos.

Fati i njerëzimit nuk duhet të lihet në mëshirën e një grushti vendesh që fituan Luftën e Dytë Botërore”, u tha Erdogan ligjvënësve në Luanda.

Vetëm tre javë më parë, Putini dhe Erdogan ishin të gjithë të buzëqeshur në Soçi, ndërsa u takuan për të diskutuar tregtinë dhe sigurinë. Udhëheqësi turk e quajti takimin “të frytshëm” ndërsa presidenti rus tha se Ankaraja dhe Moska po “bashkëpunonin me mjaft sukses në skenën ndërkombëtare”. Megjithatë, të dy presidentët e përfunduan takimin e tyre pa një konferencë të përbashkët për shtyp.