Vendosni fjalën kyçe....

Nesër protesta e pedagogëve/Meta: Kërkesa e tyre legjitime, lekët janë, mjafton të bllokoni inceneratorët


Në një dalje për mediet, kreu i PL-së Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të rrisë rrogat e pedagogëve. 

Ai e bën këtë thirrje një ditë para protestës së paralajmëruar prej pedagogëve. Sipas Metës, kërkesa e tyre për rritje pagash është legjitime.

“Kërkesat e pedagogëve janë shumë realiste, brenda dy viteve të rriten pagat e tyre 50%, jo në mënyrë ultimative.

Dhe si ish kryeministër është tërësisht e mundur nëse ka vullnet përgjegjësi e nëse vlerësohet se mbështetja për arsimin do e çojë përpara këtë shoqëri e do e bëjë më të sigurtë. Në vitin 2001, qeveria Meta rriti menjëherë 45-50% rrogat e pedagogëve.

Ku do i gjejnë? Lekët janë, mjafton të bllokohet afera e inceneratorëve ku vidhen qindra miliona euro, mjafton mos të vidhet me kilometrat e rrugës së re, 6 herë më shtrenjtë se në Serbi e 8 herë më shtrenjtë se në vendet e BE. Mos bëhen rrush e kumbulla lekët e bashkive për të kënduar këngë te tuneli. Për të kënaqur delieret e njerëzve që kanë humbur përgjegjësitë. Faktori më i rëndë i kësaj krize është keqqeverisja.”- tha Meta.