Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Tiranës tender për blerjen e arkivoleve enkas për koronavirusin (Dokumentet)


Agjencia e Shërbimeve Funerale pranë Bashkisë së Tiranës ka hapur thirrjen për pranimin e ofertave për një tender të pazakontë.

Kjo agjenci ka kërkuar të blejë 136 arkivole për përballimin e situatës së koronavirusit. Kjo thirrje vjen edhe pas një deklarate të mëparshme edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se në këto do ofrojë falas shërbimet e funeralit.

Faksimile nga tenderi i publikuar në Ajencinë e Prokurimeve Publike

Në detaje tenderi ka kërkesa akoma më të pazakonta dhe frikësuese pasi kërkon edhe një sasi arkivolesh për fëmijë një parashikim me mortalitetin në grupmoshat që shkakton koronavirusi.

Shifrat për arkivolet e kërkuar nuk korrespondon as me trendin e të dhënave për koronavirusin në vendin tonë. Agjencia e Shërbimeve Funerale nuk ka vendosur fond limit për këtë tender ndërsa pret ofertat.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *