Vendosni fjalën kyçe....

“Vjedhja e shekullit” – Dhurata Çupi publikon videon: Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi, akuzat tona po vërtetohen


Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi vijon denoncimet lidhur me inceneratorin e Fierit. Pasi ka publikuar një video, Çupi shprehet se ky incenerator sot duhet të ishte një skenë krimi pasi pagesat për të duhej të kishin ndaluar dhe përgjegjësit të viheshin para drejtësisë.

Edhe pse ky incenerator duhet të ishte përfunduar para tre vitesh dhe miliona euro janë shpenzuar për të, sot në të nuk përpunohet asnjë mbetje.

“Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi, pagesat duhet të kishin ndaluar dhe ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve të ishin para drejtësisë duke nisur me Edi Ramën.

28 mln euro janë shpenzuar për inceneratorin e Fierit dhe në të nuk përpunohet asnjë mbetje, ndërkohë që duhet të kishte përfunduar 3 vite me parë!

Çdo ditë shqiptarët po shohin se si akuzat e PD për vjedhjen me inceneratorët po vërtetohen.

Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”- shkruan Çupi.