Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje qytetarëve: Përdorni më shumë rrjetet sociale se mediet janë të censuruara, i përdor Rama si mjete mashtrimi


Pasi përfundoi së përgjigjuri pyetjeve të qytetarëve në Facebook, kryetari i PD-së Sali Berisha u bëri thirrje të gjithëve t’i përdorin më shumë mediet sociale për bashkëbisedim.

Kjo për shkak se sipas tij mediet janë të censuruara nga qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe përdoren nga ai si “mjete mashtrimi”. Ndërsa rrjetet sociale sipas tij janë më të sigurta për komunikim të pa censuruar me njëri-tjetrin.

“U garantoj se ky është një fillim i komunikimit tonë së bashku në rrjetet sociale.

Njerëzisht ju inkurajoj të përdorim sa më shumë këto rrjete në komunikimin tonë me njëri-tjetrin dhe qytetarët,në një kohë kur sot, regjim përdoret të vendosë censurë dhe kontroll, blen në mënyrë të shëmtuar mediat e vendit dhe i përdor ato si mjete mashtrimi, le të konsiderojmë këto mjete si burime të sigurta pa censurë të komunikimit me njëri-tetrit dhe informacionit.

Ndaj edhe këtë fillim këtë hap të parë, të shkojmë duke e përmirësuar në komunikimet e ardhshme.

Ndjesë për të gjithë ata që në morinë e pafundme të pyetjeve, nuk morën përgjigje, por u garantoj se nuk ka pasur asnjë lloj përzgjedhje, përveç asaj që një tërësi e madhe, nuk përballohet në një kohë të caktuar.”- tha Berisha.